Τι λέει για τις δηλώσεις Μπερίσα,
για τις εκλογές του 2013 και τη συνεργασία με την "Ομόνοια", για τους βουλευτές Ξέρρα και Μπάρκα και
την ακύρωση του νόμου Ραγκούση.
Συνέντευξη
του προέδρου του κόμματος Εθνική Ελληνική Μειονότητα για το Μέλλον “ΕΕΜΜ-MEGA” φιλοξένησε
χθες η ευρείας εμβέλειας αλβανική εφημερίδα “Shekulli”. Οι ερωτήσεις του δημοσιογράφου καλύπτουν
τρεις ενότητες: (1) Τη θέση του κόμματος για τις δηλώσεις του Μπερίσα και τον ξέφρενο
αλβανικό εθνικισμό (2) τη στάση που θα κρατήσει το Μεγκα στις επόμενες
βουλευτικές εκλογές που θα πραγματοποιηθούν στις 23 Ιουνίου 2013 και (3) την ακύρωση από το Συνταγματικό Δικαστήριο της
Ελλάδος του νόμου Ραγκούση, θέμα το οποίο η εφημερίδα θεώρησε πιο πιασάρικο για
να βάλει τον τίτλο. Τα βορειοηπειρωτικά ενδιαφέροντα πάντως είναι στην πρώτη και δεύτερη
ενότητα.
Ακολουθεί όλη η συνέντευξη στα
αλβανικά:
MEGA: Dhënia e nënshtetësisë fëmijëve të shqiptarëve, antikushtetuese
- “Ragusi është antikushtetues, e ka shpallur Gjykata e Lartë greke. Ne nuk kemi bërë presion”. Deklaratat nacionaliste të Berishës ngjallin urrejtje etnike"
Publikuar më 03.12.2012 | 10:01
Plarent Shehu
-Kreu i partisë më të re të minoritetit grek MEGA, Kristo Kiço, ka deklaruar nëpërmjet një interviste për gazetën ‘Shekulli’ se, ligji për dhënien e nënshtetësisë fëmijëve është antikushtetues dhe është rrëzuar nga Gjykata e Lartë Administrative në Greqi. Sipas tij, partia e re MEGA, nuk ka ndërhyrë për mosmiratimin e ligjit në Parlamentin grek dhe nuk është kundër tij. Kiço, ka komentuar dhe deklaratat e Kryeministrit Berisha për ‘Shqipërinë etnike’, duke i cilësuar si deklarata që kultivojnë urrejtjen ndëretnike.
MEGA, në datën 29 nëntor ka bërë një deklaratë zyrtare ku, i kërkon Kryeministrit Berisha, të tërheqë deklaratën e bërë për 'Shqipërinë Etnike'. Cili është qëndrimi juaj, z. Kiço?
Sqarojmë opinionin publik se deklarata e fundit e Partisë “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” (MEGA) është hartuar në respekt të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit dhe ka një shkak: shprehja e Kryeministrit për një Shqipëri Etnike apo veprimtaria nacionaliste e formacioneve të caktuara prek dhe injoron direkt prezencën tonë historike dhe autoktone në Jug të Shqipërisë dhe kultivon urrejtjen ndëretnike. Ekzaltimi i këtij nacionalizmi emocional dhe jo vetëm, është mjaft shqetësues. Në shumicën e rasteve ai shprehet me krijimin e një klime anti-greke, klimë që duket në fjalorin e disa mediave dhe formacioneve politike ekstremiste me ndikime në një pjesë të shoqërisë shqiptare madje edhe në struktura shtetërore siç është gjyqësori, rendi etj. Në këto momente, minoriteti grek ndihet i pambrojtur në një mjedis që karakterizohet nga rreziku dhe pasiguria, kufizimi i të drejtave si dhe lënia në harresë.
A jeni pro apo kundër ligjit të famshëm 'Ragusis' për marrjen e nënshtetësisë greke të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Greqi? Ka zëra se ky ligj është rrëzuar për votim nga Parlamenti edhe pas presioneve që keni bërë ju si MEGA dhe neonazistët e lëvizjes së 'Agimit të Artë', sa e vërtetë është kjo?
Nuk është aspak e vërtetë që ne si parti kemi bërë presion apo kemi kundërshtuar ligjin në fjalë. Objekti i partisë sonë është mbrojta e të drejtave të minoritetit etnik grek, por në Greqi problemi i përfitimit të nënshtetësisë është sanksionuar me ligj. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë Administrative, ligji “Ragousi” është vlerësuar si i papajtueshëm me kushtetutën dhe si i tillë u shfuqizua.
Si do të kandidoni ju si MEGA në zgjedhjet e 2013-s, vetëm apo në koalicion? Cilës rrymë politike i përket MEGA, të majtës apo të djathtës?
Kodi zgjedhor ka një sërë pengesash dhe kurthesh për partitë e reja, krijon premisa për pazare dhe manipulime nga partitë e mëdha. Me gjithë rezervat tona, ne do futemi në konkurrim. Po bëjmë të gjitha përgatitjet për të kandiduar vetëm si parti, por kjo nuk përjashton edhe mundësinë e pjesëmarrjes në një koalicion, vendim i cili do merret nga organet e partisë. Dua t’ju sqaroj se nuk i përkasim as rrymës së majtë as të djathtë. Filozofia jonë është mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek. Do bashkëpunojmë me të gjitha ato forca politike që janë më afër interesave të minoritetit, që janë për zbatimin praktik të Konventave Evropiane dhe ato ndërkombëtare për minoritetet.
A do të bashkoheni me OMONIA-n dhe PBDNJ-ë në një koalicion në zgjedhje?
Është një pyetje që bëhet shpesh dhe ka në vetvete kuriozitetin, por edhe shqetësimin njëkohësisht. Omonia mbart në vetvete një histori duke u kthyer në një simbol për ne minoritarët. Por, gjatë këtij rrugëtimi të vështirë, organizata, që ka pasur ekskluzivitetin e përfaqësimit të minoritetit në të dyja anët e kufirit, humbi fizionominë e vet, humbi fjalën magjike që karakterizon grekët, Demokracinë, si rezultat ajo është shndërruar në një vegël që përdoret nga politikanë egocentrikë për të realizuar interesat e tyre politike. Mosfunksionimi i hallkave të pushtetit lokal me pjesëmarrjen në legjislativ ka sjellë që në minoritet të ketë probleme të pazgjidhura ku më kryesori është ai pronave. Ka me dhjetëra raste të marrjes së pronave me vendime gjykatash dhe jo vetëm, duke i hapur kështu rrugën asimilimit, gjë që bie ndesh me Konventat Ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave. Fakti që minoriteti po përballet me probleme të mëdha të pazgjidhura dhe të mungesës së një strategjie për zgjidhjen e tyre, vë në pikëpyetje të madhe një koalicion të mundshëm me PBDNJ, sepse kjo parti ka dhe përgjegjësinë kryesore të situatës aspak të mirë që ndodhet minoriteti.
A do të kandidojnë me MEGA-n apo me PD-në z. Barka dhe z. Ksera, duke parë se janë dy eksponentë të minoritetit grek të cilët janë më afër me ju dhe strukturat tuaja?
Do ishte mirë që këtë pyetje t`ua drejtonit zoti Ksera dhe zoti Barka. Këta janë vërtet dy eksponentë në minoritet, por që të dy janë deputetë me Partinë Demokratike. MEGA ka një statut ku përcaktohen qartë rregullat se si përzgjidhen kandidatet dhe ç`farë kriteresh duhet të plotësojnë. Si parti e re që funksionon me rregulla demokratike do tentojë qe edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm të sjellë një frymë të re në minoritet, një frymë bashkimi dhe përfaqësimi dinjitoz.

Βορειοηπειρώτης
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου
Σχόλια τα οποία προσβάλουν και θίγουν πρόσωπα θα διαγράφονται.
Ανώνυμα μηνύματα που θα θίγουν επώνυμα άτομα θα διαγράφονται.
Σας προσκαλούμαι σε έναν διάλογο απόψεων και θέσεων για ένα καλύτερο μέλλων της ιδιαίτερης πατρίδος μας.